Biletat për mjetet e transportit publik si për trena, autobusë dhe anije, nga dhjetori i vitit të kaluar në Zvicër kushtojnë mesatarisht 2.9 për qind më shtrenjtë se më parë. Sipas një komunikate të Federatës së Transportit publik të Zvicrës kjo ngritje çmimesh ka qenë e detyrueshme.
Për këtë vit organizatave të transportit publik në gjithë Zvicrën u mungojnë 90 milionë franga, të cilat ato duan t`i kompensojnë përmes burimeve tjera, në këtë rast përmes shtrenjtimit të çmimit të biletave.
Si “kundërshpërblim” për këtë shtrenjtim, pasagjerët do të përftojnë në përmirësim të infrastrukturës dhe me hapjen e disa linjave tjera që këtë vit pritet të përurohen, shkruan.ch. Këtu hyjnë për shembull linja diametrale në Cyrih, një linjë ndërurbane në St. Gallen dhe transporti regjional në Zvicrën perëndimore.