/ Undifined / Kuzhinat popullore serbe në Kosovë afër mbylljes

Kuzhinat popullore serbe në Kosovë afër mbylljes

Në kuzhinat popullore në Kosovë ushqehen më shumë se dy mijë persona. Gjërat elementare ushqimore janë gjithnjë e më të pakta ndaj kuzhinat janë afër mbylljes, njofton RTS.
Zyrtarë të dioqezës Rashkë Prizren, që përkujdesen për këto kuzhina, theksojnë se donacione për kuzhina nuk ka tash e një kohë të gjatë e nga prodhimi i vet ende nuk mund t’i plotësojnë nevojat.
Kuzhinat popullore që punojnë në kuadër të kësaj dioqeze, thonë zyrtarë dioqeze, brenda vitit kanë nevojë për rreth 140 tonë miell. Gjatë 14 vjetëve të fundit mielli për kuzhina është siguruara kryesisht nga donatorët.
Në dioqezë po bëjnë përpjekje të organizojnë prodhimin e vet që të varen sa më pak nga donatorët. Dioqeza ka fermë dhish, grurë e misër të mbjellë në 15 hektarë por kjo nuk mjafton për mbajtur kuzhinat popullore, ankohen zyrtarë të saj.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post