/ Undifined / Profesorët kërkojnë të mos hiqet latinishtja nga shkollat e mjekësisë

Profesorët kërkojnë të mos hiqet latinishtja nga shkollat e mjekësisë

Prej shtatorit të këtij viti në planprogramet e shkollave të mesme nuk do të figurojë më lënda e gjuhës latine. Këtë po e parasheh Ministria e Arsimit në kuadër të Kurrikulës së Re Parauniversitare, pas përfundimit të fazës së pilotimit në disa shkolla të Kosovës.
Mirëpo, ky vendim i Ministrisë po kundërshtohet nga mësimdhënësit, por edhe nga ekspertët e arsimit, të cilët vlerësojnë se kjo lëndë është më se e nevojshme, sidomos në shkollat e mesme të mjekësisë.
Profesori i gjuhës frënge në gjimnazin “Xhevdet Doda”, Jonuz Krasniqi, ka thënë për “Kohën Ditore” se heqja e kësaj lënde është absurde kur kihet parasysh se ajo është më se e nevojshme te nxënësit e gjimnazeve, si dhe në mjekësi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post