/ Undifined / Cyrih: Shqiptarja godet algjerianin për të shpëtuar të atin: shpallet e pafajshme

Cyrih: Shqiptarja godet algjerianin për të shpëtuar të atin: shpallet e pafajshme

Një rrëfim që ngjan me filmat, është shtjelluar ditë më parë në një gjykatë të Dietikonit të Cyrihut. Protagoniste ka qenë një studente 24 vjeçare me prejardhje nga Kosova, me shtetësi zvicerane. Pasi që ishte dënuar me gjobë nga një gjykatë më e ulët për tentim sulmi të dhunshëm, ajo kishte ushtruar ankesë me argumentin se fjala kishte qenë për vetëmbrojtje.

Ngjarja ka ndodhur kështu: në korrikun e vitit të kaluar në zyrat e prokurorisë shtetërore në Dietikon, babai i kosovares dhe një algjerian ishin ftuar për të trajtuar një konflikt të mëhershëm. Në bisedë e sipër ata provokojnë njëri tjetrin dhe kjo papritmas përshkallëzohet në dhunë. Me atë rast algjeriani e rrëzon kosovarin dhe e vë përfund duke mos e liruar.

Duke e parë gjithë zhvillimin e ngjarjes, kosovarja shpejton të ndihmojë babain e saj nga pozicioni i vështirë ku ishte, afër ngufatjes. Ajo provon t`i hedhë algjerianit pfefferspray por pasi që ai nuk vepron, vajza merr një karrige për ta goditur atë, që të shpëtojë të atin. Por, në këtë moment ndërhyjnë policët e alarmuar dhe e shpëtojnë kosovarin. Njëkohësisht ata e marrin në burg edhe vajzën e tij, studenten 24 vjeçare dhe e mbajnë dy ditë. Më vonë ajo dënohet  për tentim lëndimi trupor  me burg me kusht me para, gjegjësisht e 15 njësi ditore nga 80 franga plus me një gjobë prej 200 frangash.

Sipas argumentimit të dënimit, ajo është dashur të dinte se duke qenë në një godinë zyrtare aty pranë ishin edhe policët që do të ndërhynin me kohë për ë ndarë dy burrat në konflikt. Por vajza ka bërë ankesë duke iniciuar procesin gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Dietikon.

Gjykatësi i Dietikonit ka marrë një vendim tjetër nga prokuroria, duke e liruar kosovaren. Ai ka konstatuar se kosovarja nuk ka qenë në rrjedha nga fillimi i zënkës kështu që  kur e ka parë të atin të shtrirë për tokë dhe të rrezikuar, ajo ka vepruar në panik. Ka qenë parimisht veprim i drejtë i saj që të ndihmojë babain që ndodhej në një gjendje të tillë rreziku.

Kështu, 24 vjeçarja është shpallur e pafajshme pasi që ka vepruar në vetëmbrojtje. Asaj po ashtu i është caktuar një dëmshpërblim prej 4000 frangash.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post