/ Undifined / Përgjigjet Jakupi: Qiti 1 milion euro, hajde merre shtëpinë

Përgjigjet Jakupi: Qiti 1 milion euro, hajde merre shtëpinë

Pas ofertës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, për t’ia blerë shtëpinë kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe atë me një çmim fiks një milion euro, kryeparlamentari ka vendosur që t’i mbledhë gjësendet nga shtëpia e tij dhe ta lirojë atë.
Gjatë një prononcimi për Gazetën Blic, i pari i Kuvendit ka thënë shkurt, se nuk tërhiqet nga oferta për Pacollin, dhe se tashmë ka mbetur vetëm të bëhet transaksioni bankar.
Ndërkaq, mbetet të shihet nëse Behgjet Pacolli do ta mbajë fjalën, ashtu siç i bëri ofertë pra rreth një ore Jakup Krasniqit, që t’ia blejë shtëpinë për një milion euro, dhe të njëjtën më pas ta dhurojë për ta bërë kopsht të fëmijëve.
“Kjo tash është punë e kryer. Unë do t’ia shes gjithsesi. Nuk tërhiqem nga fjala që e kam dhënë, e mbajë fjalën më shumë se ai. Unë se kam asnjë problem tash, atë  fjalë që e kam thënë (për shitje të shtëpisë dhe dhurimin e gjashtëqind mijë eurove për fëmijët e pastrehë) nuk e kam thënë pahiri, unë dua t’i ndihmojë njerëzit, meqë ai po e blenë, meqë po i jap paratë, unë nuk tërhiqem, nuk i bie pishman”, ka thënë ai për Gazetën Blic.
Meqë dy zyrtarët e lartë shtetëror janë duke dhënë deklarata publike, do të shohim në vazhdim nëse ata do ta mbajnë fjalën e dhënë, apo ndonjëri nga ta do ta humbë “betejën” dhe do të dorëzohet, gjegjësisht, do t’i bie pishman deklaratës që ka dhënë.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Pacollit në Facebook.
“Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi... A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.
Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër.
Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.
Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh".

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post