/ Undifined / Mediumet serbe fillojnë ndryshimin e imazhit negativ ndaj Tërnovcit

Mediumet serbe fillojnë ndryshimin e imazhit negativ ndaj Tërnovcit

Mediumet nacionale serbe tashmë kanë filluar të kuptojnë realitetin ndaj fshatit më të madhë në rajon të banuar me shqiptarë.
Këto mediume nacionle kanë filluar  të ndryshojnë imazhin negativ ndaj këtij lokaliteti me shqiptarë e që mbi 40 vite hedhnin shpifje ndaj banorëve të Tërnocit  duke i etiketuar si diler të drogës.
Njëri nga mediumet nacionale serbe që tashmë ka kuptur se të gjitha akuzat 40 vjeçare ndaj fshatit Tërnoc të Bujanocit  ishin shpifje është “RTS”, i cili  tashmë  ka realizuar një dokumentar rreth fshatit Tërnoc në të cilin janë pasqyruar punët pozitive të ktij lokaliteti të banuar me shqiptarë.
Pa dyshim së për të ndërruar kahjen e mediumeve nacionale serbe ndaj fshatit Tërnoc ka qenë një punë e vështirë dhe një mundim i madh.Për ti bindur ata se Tërnoci është i pastër nga ato shpifje që janë hudhur mbi ta është dashur  dikush që të loboj në këtë drejtim duke sakrifikuar veprimtarinë tij.
Njëri nga ata të cilët kanë  lobuar  dhe janë  munduar që të çrrënjosin ideologjinë e gabuar të mediumeve nacionale serbe ndaj Tërnocit është Nexhat Behluli drejtor i kompanisë mediale Sepktri, njëherit edhe anëtar i kahershëm i shoqtës së gazetarëve të pavarur në Serbi “NUNS”.
Se a janë ndryshuar mendimet e gazetarëve serb ndaj fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit dëshmon dokumentari në vazhdim.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post