Dje dhe sot e gjithë media dhe opinioni i Kosovës u mor me një shtëpi, e cila nuk është edhe aq e jashtëzakonshme, përveç faktit se është shtëpia e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Por një debat në distancë me akuza dhe kundërakuza mes këtij të fundit dhe zëvendskryeministrit Behgjet Pacolli, rrëshqiti në një diskutim shitblerje. Krasniqi tha se është i gatshëm t’ia shes shtëpinë kryeministrit, për 1 milion euro, para, prej të cilave 600 mijë euro do të ua shpërndante familjeve skamnore.
Politikani më i pasur në Kosovë, Behgjet Pacolli tha se është ai i gatshëm ta blejë shtëpinë dhe atë do ta dhuronte si çerdhe për fëmijët jetim.
Por kur Krasniqi u qëndroi fjalëve të tij dhe shprehu gatishmëri të dilte nga shtëpia kur Pacolli t’i derdhte mjetet në xhirollogari. Ky i fundit nuk u dëgjua më. Duket se nuk i kishte bërë mirë kalkulimet.