/ Undifined / Bën aksident qëllimisht, e rrah të aksidentuarën dhe tenton të ikë nga Policia

Bën aksident qëllimisht, e rrah të aksidentuarën dhe tenton të ikë nga Policia

Një shofer i papërgjegjshëm tek sa kishte bërë aksident me një veturë tek rrethi në hyrje të Prishtinës (nga Fushë Kosova) ka tentuar të ikë nga Policia.
Policia menjëherë ishte vënë në ndjekje të këtij shoferi i cili ngiste një kamionetë me tabela të Gjermanisë.
Policia ka arritur ta zë shoferin tek lagjja “Apollonia 2” në Fushë Kosovë.
Ekipi i “Zërit” ka qëlluar në vend ngjarje dhe po iu sjellim fotografitë e bëra nga fotoreporteri i Gazetës Zëri, Driton Bublaku.
Më pas ekipi i “Zërit” ka dëshmitarët e këtij aksidenti derisa kanë thënë se fillimisht personi me tabela të Gjermanisë i kishte rënë aksidentalisht me veturë asaj (një vajze) ndërsa më pas sipas tyre e kishte bërë qëllimit.
“I ka rënë me veturë fillimisht aksidentalisht, më pas doli prapë nga ana tjetër (ana e vozitësit) dhe ra qëllimisht prapë me veturë, pastaj doli nga vetura dhe e qëlloj me grushte, foli në gjuhën serbe, nuk e di a ishte serb apo jo por ashtu foli”, kanë thënë ata për “Zëri”. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post