Sot me 90 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime edher përfundimisht është bërë shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Vendi do të shkoj në zgjedhje të reja të parakohshme, eventualisht me 8 qershor.
Megjithëse kryeministri dhe disa ministra u dukën shumë të relaksuar me shpërbërjen e kuvendit, disa deputet duket se kishin hallet dhe frikën e tyre.
Mbase edhe mendimet se kurrë më nuk do të mund të kthehen në atë sallë.
Meqenëse për 4 vite ai i vend i ka trajtuar shumë mirë e madje u ka siguruar edhe të ardhura të mira duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme, deputetët u kujdesën që në fund të marrin e dhe kujtimet e fundit nga ajo sallë.
Kujtime përmes fotografive.
Me telefonët e tyre të tipit më të ri ata i bënë foto njëri tjetrit e madje u kujdesën që t’i bëjnë publike edhe për kameramanët dhe fotografët prezentë në sallën e kuvendit.
Ndërkohë nuk dihet për çfarë arsyeje shefi i grupi parlamentarë i PDK-së, Adem Grabovci ishte fotografia që mbizotëronte telefonat e shumë prej deuptëtëve.
Të vetmit që nuk i bënin përshtypje shkrepjet e shumta të blicave të telefonave duke bërë foto por që ishte i interesuar për të bindur të tjerët me idetë e tij si zakonisht, ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.