Në komunën e Preshevës ka rënë ndjeshëm numri i filloristëve të regjistruar në vitin shkollor 2014/2015. Kryeshefi I drejtoratit për veprimtari shoqërore në Preshevë, Fadil Azizi ka njoftuar se 10.35 përqind e filloristëve do të ulen më pak në bankat e klasës së parë.
Ndonëse këto ditë regjistrimi I filloristëve po vijon në shkollat fillore të komunës së Preshevës në vitin arsimorë 2014- 2015 do të regjistrohen 312 fëmijë. Tendenca e pakësimit të nxënësve të regjistruar në klasë të parë, ka filluar prej shtatë vitesh ku çdo vit regjistrohen tetë deri në dhjetë përqind nxënës më pak. Në dallim me shkollat e tjera, shkolla e Rahovicës regjistron këtë vit shkollorë 54 nxënës sa kishte vjet 3. Edhe këtë vit numri i filloristëve është më i vogël se i vitit të kaluar. Meqë afati i regjistrimit vazhdon nuk pritet rritje e numrit të nxënësve. Në shkollën fillore profesor Ibrahim Kelmendi me paralelet e ndara në vitin shkollorë 2014- 2015 do ta vijojnë 160 fëmijë prej të cilëve 111 do të jenë në shkollën qendër. Nga ana pedagogjike dhe psikologjike stafi arsimorë në Preshevë, kërkojnë ndërrimin e testeve që u parashtrohen fëmijëve sepse tani fëmiu vjen me një zhvillim më të mire. Gjendja e vështirë ekonomike dhe migrimet që kemi pasur gjatë kësaj periudhe kohore janë shkaktarët kryesorë të rënies në numrit të fëmijëve në shkollat e vendit. Sipas kryeshefit të drejtoratit për veprimtari shoqërore, fadil Azizi vitin shkollorë 2014- 2015 do ta vijojnë gjithsej 312 filloristë në dallim me vitin paraprak sa kishim 348. Për zyrtarët komunal të arsimit në Preshevë është shqetësuese zvogëlimi I numrit të fëmijëve që vijojnë shkollimet në vend, pasojë kjo që do të krijojë edhe tepricën teknologjike të stafit arsimorë .