Në pjesën e parë të ditës mbajti mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në pjesën e dytë të ditës mbajti mot me vranësira të dendura të cilat u përcjellen edhe me reshje shiu. Temperatura minimale ishte 3 0C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 180C ,ka fryr erë nga ana e lindjes dhe verilindjes me shpejtesi 1-8m/s.
Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës mund të përcillen edhe me zbrazje atmosferike (vetëtimë dhe bubullimë). Temperaturat do të jenë në zbritje, nga 3 0C deri 50C mimimalet deri në 14 0C maksimalet e ditës. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe veriperendimit me shpejtesi 1-9m/s.
Edhe dita e premte pritet të jetë e vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 0C në 30C, kurse maksimumet e ditës priten të arrijnë deri 110C. Do të fryj erë e leht dhe mesatare nga ana e veriut dhe verilindjes .
Të shtunen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.Temperatura minimale do të luhatet në mes 1oC dhe 3 oC, ndersa më e larta e ditës do të arrijë deri në 17 oC. Do të fryj erë nga ana e jugperendimit me shpejtësi 1- 7m/s.
Të dielen do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara , gjatë natës mund të ketë ndonji rigë të dobët shiu. Temperatura minimale do të luhatën nga 1oC dhe 3oC , kurse më e larta e ditës do të arrijë në 17oC. Do të fryj erë e lehtë nga ana e veriperendimit .