/ Undifined / Trotuaret bllokohen nga mallra të ndryshëm – rrezikohen këmbësorët

Trotuaret bllokohen nga mallra të ndryshëm – rrezikohen këmbësorët

Zënia e trotuareve  çdo ditë e më shumë po paraqet rrezik për këmbësorët. E për këtë gjë qytetarët fajësojnë pronarët e shitoreve  të cilët bllokojnë rrugët,e po ashtu edhe inspekcionin komunal që lejon një gjë të tillë.Lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike, për Radio Televizionin Presheva inspektori komunal Elhan Osmani thotë se shitoret dhe kafiteritë  nuk e kanë të lejueshme të bllokojnë trotuaret pa lejen e fondit për infrastrukturë.Sipas inspektorit Osmani fondi për infrastrukturë komunale u lejon pronarëve të shitoreve dhe kafiterive  të vendosin tavolinat dhe malllërat e tyre pasi të bëhet  inspektimi nga inspekcioni komunal, ku  caktohet hapësira e konsiderueshme nga pronarët dhe janë të detyruar të lidhin kontratë me Fondin për punë komunale pranë administratës komunale. Zënia e trotuareve , nga shitoret por edh veturat , mbetet rreziku kryesorë për këmbësorët të cilët janë të detyruar të dalin në rrugë duke e rrezikuar edhe jetën e tyre.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post