/ Undifined / Rrahje masive mes shqiptarëve dhe boshnjakëve në Austri

Rrahje masive mes shqiptarëve dhe boshnjakëve në Austri

Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas rrahjes masive në mes të boshnjakëve dhe shqiptarëve në natën mes të dielës dhe të hënës në qytetin Styer në Austri. 
Kur policia mbërriti në vendngjarje, shumica e pjesëmarrësve në përleshje kishin ikur, kanë bërë të ditur mediat austriake. 
Dyshohet se kjo është një luftë mes dy grupe armiqësore, tha në një deklaratë policia austriake, raporton agjencia e lajmeve APA. 
Nga njerëzit që morën pjesë në përleshje, policia në vendngjarje gjeti dy të plagosur, ndërsa identiteti i tyre nuk është i njohur.
Një nga të plagosurit kishte plagë thike në bark dhe menjëherë iu nënshtrua operacionit dhe më pas u transferua për trajtim të mëtejshëm. Një tjetër viktimë e rrahjes kishte marrë çarje në fytyrën e tij.
 Asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje për t'iu përgjigjur pyetjeve të policisë. Gjithashtu, policia nuk ka identifikuar asnjë dëshmitar të incidentit.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post