/ Undifined / Autostrada Prishtinë – Shkup, nuk e përfshin Gjilanin aq më pak Luginën

Autostrada Prishtinë – Shkup, nuk e përfshin Gjilanin aq më pak Luginën

Dita kur kryeministri i Kosovës do të shkojë në Gjilan nëpër rrugë moderne me katër korsi, nuk do të jetë e afërt. Traseja e autostradës që pritet të fillojë në Prishtinë, nuk mund të devijohet nga Ferizaj për në Gjilan.
Së paku, jo me kompaninë e kontraktuar për ta quar atë deri në Han të Elezit. Kështu konfirmojnë në Ministrinë e Infrastrukturës, pavarësisht se së fundi kryeministri Thaçi ka premtuar se autostrada Prishtinë- Hani i Elezit do të kalojë edhe për Gjilan. Kjo nuk parashihet me kontratën për kryerjen e punimeve mes MTI-së dhe kompanisë Bechtel&Enka., shkruan Tribuna.
Lah Nitaj, këshilltari i ministrit të Infrastrukturës, ka thënë për Tribuna se nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Bechtel&Enka” për ndërtimin e dytë të autostradës do të bëhet për rrugën Prishtinë- Hani i Elezit.
“Kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit do të nënshkruhet shumë shpejt. Kompania Bechtel&Enka na i ka kthyer komentet e draft kontratës që e kemi bërë dhe tash pritet harmonizimi i tyre dhe shumë shpejt do të nënshkruhet kontrata dhe pritet të fillojnë punimet”, ka thënë Nitaj.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post