Në dalje të fshatit Tërrnoc në anën tjetër të Mullirit përskaj rrugës kanë filluar përgaditjet për vërjen e pllakës përkujtimore për 15 vjetorin e bastisjes me dhun të banorëve të fshatit Tërnoc.
Sipas Kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Tërrnoc Agim Halitit kanë qenë momente shumë kritike të pushtetit të atëhershëm, momente këto të cilat nuk do të harrohen kurrë. Me këtë rast edhe nënkryetari i Bashkësisë Lokale të Tërrnocit Naim Salihu, që ishte njëherit edhe aktivist në punimet që janë duke u bërë për pllakën, theksoi se, kjo është iniciativë e Bashkësisë Lokale të Tërrnocit bashkë me aktivist të tjerë. Sipas Salihut, sonte mbahet edhe mbledhja në Bashkësinë Lokale në Tërrnoc ku do ti njoftojnë edhe popullatën me kohë për agjendën e kësaj date historike për vendin tonë.