Në orët e mesidtës të së dielës, një sërb me veturë të tipit Jugo, ka shkaktuar një aksident në rrugën e Kosovës, në Bujanoc, në fillim duke gërvishur një vetur të parkuar dhe pastaj e ka shkelë me makinë një shqiptarë, për të ikur në drejtim të Tërrnocit.
Policia e komunikacionit ka intervenuar menjëherë dhe fatmirësish e ka ndalur në dalje të Buajnocit te varrezat, ku edhe e ka arrestuar ngasësin e veturës, mashkull sërb i moshuar.
Sipas burimeve të BujanociNet nga vendi i ngjarjes, personi që është shtypur nga vetura është dërguar me ndihmën e shpejtë në kontrollim mjekësorë, ndërkohë që ka patur gjakderdhje në kokë, si pasojë e përplasjes nga vetura, e cila pas konstatimeve nga policia thuhet se e ka hedhur rreth 15m largë nga vendi i përplasjes, ku edhe është gjetur bicikleta e personit të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e kosovës, arsyejet e shkaktimit të këtij aksidenti akoma nuk janë bërë të ditur.
Vlenë të theksohet se vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i frekuentuar nga fëmijët, të cilët në momentet e ngjarjes për fat të mirë nuk kanë qenë në rrugë.