Këngëtari i famshëm serb, Zdravko Çoliç është shprehur se ndihet i kënaqur nga pritja që i është bërë në Tiranë.
Në një intervistë dhënë të përditshmes beogradase, “Veçernje Novosti” ai thotë se kishte u prit si një mbret në Tiranë dhe se kishte aq shumë adhurues në Shqipëri saqë nuk e priste një gjë të tillë.
“Kisha shumë fansa në Tiranë, saqë nga ora 7 e mengjesit e deri në ora 10:15 janë mbledhur mijëra femra dhe për tu fotografuar me mua dhe për autografe. Prandaj planifikoj një koncert në Tiranë, por akoma nuk e kam përcaktuar se ku do të mbahet…por planifikoj koncert edhe në Shkodër.”, tha Çoliç për gazetën.
Ai më tej u shpreh i kënaqur që ka mundur të takojë ish-presidentin Bamir Topi, si dhe Pandi Laçon.