/ Undifined / Një shqiptar i Kosovës plagos një polic në Serbi

Një shqiptar i Kosovës plagos një polic në Serbi



Sekretari shtetëror i Ministrisë së brendshme të Serbisë, Vladimir Bozhoviq, sipas mediave serbe, ka njoftuar se në Novi Sad është plagosur polici Ivan Miçiq (25-vjeç), nga një person me pasaportë të Kosovës. 
Bëhet e ditur se sulmuesi është Isuf Strana 58 vjeçar nga qyteti i Vushtrrisë. Edhe pse i plagosur, ishte në gjendje të reagoj, duke qëlluar në drejtim të sulmuesit, i cili gjithashtu është plagosur. 
Incidenti ndodhi në një shtëpi në rrugën Slavujeva 19a, në Novi Sad, pas një thirrje për ndërhyrje nga një grua. 
Policia ka njoftuar se Isufi shtetas i Kosovës, i cili jeton dhe punon në Dresden të Gjermanisë, kishte shkuar në shtëpinë e gruas rome, të cilën po përpiqej me forcë ta merrte në Gjermani. Gruaja rome jetonte me qira në atë shtëpi. 
Kur zyrtarët policor arritën në vendngjarje aty takuan Isufin dhe gruan 46 vjeçare, të cilën ai donte ta merrte në Gjermani, kundër vullnetit të saj. 
“Kur policia arriti në vendngjarje dhe fillori të marr deklaratat, Isufi i cili ishte i ulur në një kolltuk, nxori armën dhe pa ndonjë paralajmërim filloi të shtijë në drejtim të policisë. Plumbi qëlloi në stomak policin, duke e plagosur rëndë, por ai arriti të reagojë duke qëlluar sulmuesin, për të parandaluar sulmin e tij, që të mos pësojë edhe dikush tjetër në atë shtëpi”, tha një dëshmitarë i rastit, raportojnë mediat serbe. 
Një zëdhënës i Qendrës Klinike të Vojvodinës, tha se polici ka pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetën, por pas ndërhyrjes kirurgjike gjendja e tij është stabilizuar, ndërsa vazhdon të jenë nën mbikëqyrje të mjekëve. 
Kurse sulmuesi i viktimës është në gjendje të qëndrueshme, edhe pse ka marrë një plagë në shpinë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post