Ndoshta është e paimagjinueshme për fëmijën tuaj që gjatë lojës të mos përfshihet televizori, kompjuteri ose celulari.
Megjithatë, është lehtë për t’i treguar fëmijës tuaj se ka shumë mënyra tjera për të kaluar kohën duke u argëtuar. Përderisa bëni punët e përditshme, fëmija juaj mund të argëtohet plotësisht dhe ndërkohë t’ju ndihmojë!
Bëni një fortesë: Duheni të përgatisni darkën? Lejoni fëmijën tuaj për të bërë një fortesë nga çarçafët, batanijet dhe jastëkët, duke përdorur një divan në dhomën e ditës apo nën tavolinën e bukës. Nëse keni më shumë fëmijë, argëtimi do të jetë edhe më i mirë.
Larja e makinës: Nëse është koha e bukur me diell dhe doni për të larë makinën tuaj, mund të angazhoni edhe fëmijën tuaj. Le të marrë biçikletën e tij apo makinën plastike për fëmijë dhe le të filloj punën. Jepini atij një sfungjer, një kovë me ujë dhe argëtimi mund të fillojë. Por në qoftë se jashtë nuk është nxehtë mjaftueshëm për tu lagur fëmija juaj, mësoni atë se si duhet pastruar gjërat në lavaman. Mbusheni lavamanin me ujë dhe le të pastroj lodrat e tij. Ndoshta mund të bëjë rrëmujë dhe të shpërndaj ujin nëpër tërë banjon, por argëtimi nuk do të mungojë.
Konkurimi në këndim: Le të transformohet dhoma juaj e ditës në skenë. Lëshoni këngët e preferuara, le të merr fëmija juaj një furçë apo blini atij një mikrofon plastik dhe le të fillojë gara. Nëse nuk ju pengon juve dhe fqinjëve tuaj, lejoni të bëjë zhurmë sa të dojë.
Selektimi i çorapeve: Fëmijët mes moshës 3 vjeçare, tashmë i njohin ngjyrat themelore, kështu që pse nuk i punësoni pakëz? Merrni shportën plotë me çorape të pastra dhe hidhni ato mbi kokën e fëmijës si gjethe ( do ta adhurojë këtë ) dhe tregoni se si t’i grumbullojë në çifte. Kjo, gjithashtu do t’ju ndihmojë juve në punën e lodhshme të përditshme.
Ndërtoni një shtëpi nga kartoni: Jepni fëmijëve tuaj kuti kartoni të mëdha dhe të pastra, shirit ngjitës dhe shënjues. vizatoni dritaret dhe dyert dhe ata do të imagjinojnë pjesën tjetër të lojës sipas dëshirës. Në këtë mënyrë, fëmijët do të pushtohen nga entuziazmi!