/ Undifined / Edhe Serbia kujton Kosharen, i pranon humbjet në betejë

Edhe Serbia kujton Kosharen, i pranon humbjet në betejë

Mediet lokale serbe në Mitrovicë kanë raportuar për një tryezë që është mbajtur në Fakultetin Juridik në Beograd, “në 15-vjetorin e luftës për karakollin në rajonin e Koshares, në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, gjatë agresionit të NATO-s në vitin 1999”.
Sipas këtyre burimeve, qëllimi i tryezës me temën: “Agresioni i NATO-s: ata e mbrojtën Serbinë – lufta në Koshare”, të cilën e ka organizuar shoqata e juristëve “Nomokanon”, ishte që “kurrë të mos harrohet tmerri në Koshare dhe ata që u vranë duke mbrojtur shtetin”.
“Në luftë me pjesëtarët e formacioneve terroriste në Kosovë e Metohi, me instruktorë të jashtëm, me avionët e NATO-s dhe me pjesëtarë të Ushtrisë së Shqipërisë, janë vrarë 108 pjesëtarë të atëhershëm të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe vullnetarë, në mesin e të cilëve edhe vullnetarë rusë”, është thënë në këtë tryezë, në të cilën mbase për herë të parë shteti i Serbisë ka pranuar se në luftën ballë për ballë me luftëtarët e UÇK-së kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz.
Gjithashtu, për herë të parë, në këtë tryezë, Serbia edhe zyrtarisht ka pranuar, se në luftën në Kosovë, në veçanti në betejën e Koshares, ka pasur edhe vullnetarë të huaj, para së gjithash rusë, por edhe rumunë e të tjerë.
Sipas pjesëmarrësve në këtë tryezë, “sulmi në rajonin e Koshares ka filluar me 9 prill, me rreth 6 mijë njerëz nga rajoni i Shqipërisë fqinje dhe në mbështetje të aviaconit të NATO-s dhe të minahedhësve”.
Në këtë tryezë, sipas medieve serbe kanë folur edhe dy ish-eprorë të Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme, Dragan Zhivadinoviq, komandant i Brigadës së 25-të të Motorizuar dhe Lubinko Gjurkoviq, komandant i mbrojtjes së Koshares, të cilët kanë precizuar, se në betejën e Kosharës janë vrarë 108 ushtarë serbë dhe vullnetarë rusë.
Ata gjithashtu kanë thënë se “me gjithë përparësitë në njerëz dhe në teknikë të agresorit, pjesëtarët e Ushtrisë së Jugosllavisë kanë arritur t’i mbajnë pozicionet e veta”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post