Dy vajza të mitura, me prejardhje nga Bosnja e Hercegovina, Sabina Selimovic (15) dhe Samra Kesinovic, kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Vjenë për të shkuar të luftojnë në Siri.
Samra e Sabina që jetonin me prindërit e tyre në Vjenë, të enjten më 10 prill, kanë fluturuar nga Aeroporti i Vjenës në qytetin turk Adana, prej ku kanë vazhduar rrugën për Siri.
Siç shkruan Dnevni Avaz, në kërkim të vajzave të mitura janë vënë edhe policia e Austrisë dhe Turqisë
I ati i Sabinës, Sabiti, ka thënë se vajzat kanë lënë një letër në të cilën kanë lënë porosinë se kanë shkuar në Siri që të luftojnë për fenë islame.
“Kemi shkuar në rrugë të vërtetë. Po shkojmë të luftojmë për islam. Shihemi ne xhenet, atje është bukur, atje është bota e përjetshme”, ka shkruar Sabina, në letrën e cila është gjetur në librat e saj.