/ / Preshevë, çdo ditë nga 200 emigrantë

Preshevë, çdo ditë nga 200 emigrantë

Zëdhënësja e UNHCR-së, Mirjana Millenkovski, ka deklaruar se kjo organizatë prej 5 qershorit, në Preshevë ka ndarë 619 paketa higjienike dhe ushqimore për refugjatët të cilët kryesisht vijnë nga Siria dhe Afganistani.
Ata kanë arritur në Serbi përmes Maqedonisë dhe kanë shprehur dëshirën që të kërkojnë azil.
Millekovski ka deklaruar se sipas raporteve të UNHCR-së të cilat i merr nga vendi i ngjarjes, në muajt e fundit rritet numri i refugjatëve të cilët në Serbi arrijnë përmes Maqedonisë nga vendet e pushtuara nga lufta në Lindjen e Afërt dhe nga Afganistani, si dhe që në komunën e Preshevës në ditë paraqiten 200 njerëz duke kërkuar ndihmë.
„Në Preshevë është organizuar pranim dhe ndihmë e jashtëzakonshme për refugjatët të cilët organizojnë Kryqi i Kuq dhe komuna, mirëpo nuk ekziston pritje zyrtare për kërkuesit e azilit“, ka theksuar Millenkovski për “Mundo”, transmeton Titulli.com.
Rekordi i deri tanishëm i numrit të azilkërkuesve është tejkaluar qysh në pesë muajt e vitit 2015, kur azil në Serbi kanë kërkuar 22.182 persona, kryesisht qytetarët e Sirisë dhe Afganistanit, ndërsa në mesin e azilkërkuesve ka edhe shtetas të Irakut, Eritresë dhe Somalisë.
Supozohet se është larg numri i atyre të cilët përmes Serbisë vetëm se kalojnë në drejtim të vendeve të Evropës Perëndimore, ku synojnë të kërkojnë azil.
“Njerëzit të cilët vijnë në Serbi, pikë së pari në komunën e Preshevës, e cila është në kufi me Maqedoninë, janë të lodhur, të uritur dhe të rraskapitur dhe i duhet ndihma dhe akomodim themelor. Ata janë njerëz nga vendet e përfshira nga lufta të cilët vijnë deri në Serbi, në mënyra të ndryshme, më shpesë në këmbë, në mesin e tyre ka shumë gra dhe fëmijë, si dhe gra shtatzëna”, ka thënë Millenkovski.
Millenkovski thekson se për UNHCR-në është e qartë se njerëzit të cilët ikin nga vendet e përfshira në luftë kanë status të refugjatëve e jo të emigrantëve ilegal.
„Sipas standardeve ndërkombëtare dhe Ligjit për Azil, kur kufijtë i kalojnë njerëzit të cilët largohen nga lufta dhe persekutimi në vendet e veta, jo tolerancës fetare dhe racore, ajo nuk konsiderohet kalim ilegal, sepse ata largohen nga lufta“, ka thënë Millekonkovski, duke theksuar se në pesë vitet e fundit sa edhe zgjatë lufta qytetare në Siri, nga ky vend janë shpërngulur gjysma e popullatës.
Millenkovski ka theksuar se në Preshevë nuk ekziston qendër zyrtare për strehimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve, por ata i udhëzojnë në qendrën për azil në Banjë të Kovilaçit dhe në katër qendra të përkohshme për azil – në Bogovagjq, Kërnjaç, Sjenicë dhe Tutinë, të cilat janë në kompetencë të Komisariatit Republikan për Refugjatë dhe Emigrim.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post