/ / Facebook e di sa kohë kaloni duke shikuar postimet e të tjerëve

Facebook e di sa kohë kaloni duke shikuar postimet e të tjerëve

Me siguri se jo gjithmonë bëni pëlqime, shpërndarje apo komente nëpër gjërat që i shihni në faqen tuaj të Facebook-ut, madje edhe nëse ndonjëherë janë gjëra interesante për ju.
Për shembull, ndodh një lajm i fundit në anën tjetër të botës – dhe ju hamendeni nëse duhet ta pëlqeni, të komentoi apo ta shpërndani tek miqtë tuaj. Por, edhe pse nuk e bëni asnjërin nga këto veprime, nuk do të thotë se nuk bashkëndjeni me atë popull të prekur nga ai lajm i caktuar.
Duke e parë këtë, Facebook ka bërë sërish ndryshime në algoritmet e veta për të zhvilluar një matës të ri: kohën që ju e kaloni duke shikuar ballinën e lajmeve në profilin tuaj, edhe nëse nuk ndërveproni me të, transmeton Koha.net.
Nëse kaloni me shpejtësi mbi një material të shfaqur në faqen tuaj të Facebook dhe nuk ndaleni fare për ta lexuar apo shikuar, algoritmet e rrjetit social do ta kuptojnë se nuk ju intereson ai lloj i përmbajtjes.
Ndërsa nëse ndaloni për pak çaste tek ndonjë postim, atëherë Facebook-u do të nis matjen në prapaskenë. Nëse kaloni më shumë kohë në atë postim sesa në postimet tjera, atëherë do të merret si sinjal se ka diçka aty që për ju ka rëndësi.
Algoritmi i ri do të hyjë në funksion brenda javëve të ardhshme, ndërsa Facebook ka thënë se pronarët e faqeve të rrjetit social nuk do të preken nga ky freskim.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post