/ / Kërkohen 20 vjet burg për vrasjen e preshevarit në xhami

Kërkohen 20 vjet burg për vrasjen e preshevarit në xhami

Prokuroria e Përgjithshme në St. Gallenit ka ngritur akuzë për vrasje të rëndë ndaj një shqiptari 52 vjeçar, shtetas të Serbisë. Ai ngarkohet se në gusht të vitit të kaluar ka vrarë me armë zjarri një bashkëvendës të tij 51 vjeçar në një xhami në Winkeln-St. Gallen.
Siç shkruajnë mediet zvicerane, prokurori në Gjykatën e Qarkut ku do të mbahet gjykimi do të kërkojë 20 vjet heqje lirie për personin në fjalë.
Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht 2014, kur personi tashmë i vrarë, 51 vjeçari me shtetësi zvicerane (po ashtu shqiptar nga Lugina e Preshevës) kishte shkruar të falte xhumanë në xhaminë “El-Hidaje”, në St.Gallen-Winkeln, transmeton albinfo.ch.
Pas fillimit të pjesës së dytë të ritualit fetar, një burrë tjetër i është afruar atij dhe nga distanca e shkurtë e ka qëlluar me pistoletë disa herë në shpinë.
I qëlluari ka vdekur menjëherë në vendin e krimit ndërsa personi që ka shtënë me armë po ashtu menjëherë është arrestuar nga policia. Ai, shqiptari i Luginës së Preshevës, sikurse edhe viktima, ka pranuar veprën.
Vrasja konsiderohet se ka ardhur si hakmarrje për një konflikt që kishte ndodhur në vitin 1997 në mes të viktimës së tashme, vrasësit të dyshuar dhe vëllait të këtij të fundit. Me atë rast kishte rënë viktimë vëllai i tij.
Më herët është raportuar se viktima është nga fshati Rahovic i Komunës së Preshevës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post