/ / Bie në humnerë vetura në rrugën Novo Bërdë- Gjilan, vdes shoferi

Bie në humnerë vetura në rrugën Novo Bërdë- Gjilan, vdes shoferi

Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur për një aksident fatal që ka ndodhur te ura e fshatit Dragancë të komunës së Novobërdës, ku një qytetar ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe duke u shkëputur nga rruga bie në një humnerë të thellë.
Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ndërron jetë. Në momentin kritik, bashkë me vozitësin, tani më të ndjerë, në veturë kanë qenë edhe bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre, të cilët pësojnë lëndime trupore dhe janë ndalur për tretman mjekësor në spitalin regjional në Gjilan. Sipas raportit të mjekut fatmirësisht gjendja e të gjithëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Duke folur për rastin, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me datën 11.1.2015 rreth orës 22:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në rrugën Novobërdë –Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet e Policisë së Kosovës nga stacioni i Novobërdës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para mësohet se derisa vozitësi H. K. (1972) (tashmë i ndjerë) duke drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke lëvizur nga drejtimi i Novobërdës, me të arritur te ura e fshatit Dragancë komuna e Novobërdës, besohet që duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës me borë dhe lagështi humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga, ku bie në një humnerë të thellë dhe si pasojë e përplasjes nga plagët e marra vozitësi ndërron jetë, vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i QMF në Gjilan”, ka thënë zëdhënësi Hashani, raporton 2lonline.com.
Ai tha se në momentin kritik bashkë me vozitësin në veturë kanë qenë bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij. Lëndime trupore pësojnë të gjithë pasagjerët, të cilët janë ndalur për tretman mjekësor në spitalin regjional në Gjilan. Sipas raportit të mjekut fatmirësisht gjendja e të gjithëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë për obduksion. Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal, si dhe ka asistuar dhe shërbimi i zjarrfikësve. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar”, ka thënë toger Ismet Hashani.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post