Policia gjatë fundjavës në Preshevë konfiskoi rreth 600 kilogram të duhanit të grirë pa dokument përcjellës.
Policia, gjatë një kontrollimi të makinës “Volkswagen” me targa të Bujanocit, të cilin po e drejtonte F.O., ndërsa në vendin e pasagjerit ishte M.O., ka zbuluar duhanin, në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës.
Sipas kumtesës së policisë, të cilën e transmeton Titulli.com, me urdhër të zëvendës prokurorit të prokurorisë themelore në Vranjë, të dyshuarve F.O. dhe M.O. i është caktuar masa e mbajtjes, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale, tregti të paligjshme.
Të dyshuarit me kallëzim penal janë sjellë tek zëvendës prokurori i Prokurorisë publike themelore në Vranjë.