Boksieri preshevar shënoi fitore me nokaut në raundin e parë ndaj serbit, Vanja Kostel, në duelin e zhvilluar në Zvicër.
Sevdail Sherifi ka shënuar një fitore të rëndësishme të boksit profesionist të shtunën në mbrëmje në Dubendorf afër Cyrihut.
Ai mposhti me nokaut klasik në raundin e parë boksierin nga Serbia, Vanja Kostel.
Sherifi, i njohur me nofkën "Iliriani", me një gjysmë aperkat të saktë, me dorën e majtë, në raundin e parë e rrëzoi për dysheme serbin, i cili më nuk arriti të ngrihej.
Pas meçit u konstatua se Kostel ka thyer hundën, fakt të cilin e potencoi edhe Sherifi, transmeton Titulli.
Duket se eksperienca që ka marr kohëve të fundit në kampet e ushtrimeve në SHBA dëshmojnë për përparimin që ka shënuar.
Sherifi 26 vjeçar është nga Tërrnava e Preshevës, ndërsa bokson në kategorinë Cruiser nga viti 2009. Deri më tani ka shënuar 11 fitore, 3 humbje e 4 barazime./Titulli.com/