Në orët e paraditës, në magjistralen Prishtinë-Shkup, më konkretisht tek vendi i quajtur "Gurishpum" në Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy vetura, njëra me tabela të Shkupit ndërsa tjetra të Bujanocit.
Siç raporton gazetari i "Zërit" i cili ishte në vendin e ngjarjes, përpos dëmeve materiale, edhe personat që ishin brenda në veturë janë lënduar rëndë.
Ata menjëherë janë dërguar në QKUK në Prishtinë.