Nga 50 familje sa jetonin në Muçibabë prej pasluftës , përfaqësuesi I këtij fshati po thotë se mbetën vetëm 15. E kjo, pos tij, duhet t`i shqetësojë edhe institucionet që nuk investuan në këtë pjesë.
Ibrahimi arsyeton familjet që migruan, pasi kushtet ekonomike e mungesa e perspektivës nuk kishin ndryshuar as 15 vite pas luftës.
Klan Kosova e kishte trajtuar këtë hall të banorëve të këtij fshati edhe më parë kur kishte biseduar kryesisht me të rinjtë që nuk po mund të gjenin punë. Për këto arsye, Ibrahimi po konsideron se më mirë është të kërkojnë azil në Serbi se sa të mbesin në Muçibabë. (Klan Kosova)