/ / PreFoto 4: Çmimin e parë e rrëmbeu Shqipëria

PreFoto 4: Çmimin e parë e rrëmbeu Shqipëria

Për të katërtën herë me rradhë holli i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë po stërmbushet nga qytetarët e shumtë nga  Lugina e Preshevës por edhe më gjerë, që po e vizitojnë ekspozitën – konkursin ndërkombëtar të fotografisë artistike PreFoto 4.
Edhe kësaj rradhe nuk mungoi interesimi i fotografëve nga shumë vende të botës, gjë e cila paraqiti vështërsi edhe për jurinë sepse të gjitha fotot ishin shumë të mira. Mgjithatë, juria duhej të vendoste dhe me këtë rast përzgjodhi  fotografitë më të mira. 
Vendin e parë e ndau prof. Afrim Spahiu që shkoi për fotografinë "Shija e bukës mbrume"  nga fotografja Leonora MILANI nga Shqipëria. 


Vendin e dytë e ndau Blerta Kambo që  u shpërblye fotografi Muhamedali Alili nga Maqedonia me fotografinë  - "Pertej dritares"

Vendin e tretë e mori fotografi Mirsad Mujanovic_ me fotografinë “The entrance to the fairy tale“ nga Bosnja që e ndau Arton Humolli
Tani më në konkursin PreFoto bo bëhet traditë dhe vlersimi i artistëve të Luginës që kanë vepruar për shumë vite jashtë saj duke u bërë ambasadorë të Luginës. Cmimi e karieres e ndau Belgzim Kamberi që ju dha profesorit Sabedin Etemi.
në foto Sabedin Etemi
Tradicionalisht Presheva po bëhet urë lidhëse e gjithë fotografëve  të rinj dhe atyre profesionistë duke e shëndrruar kështu Luginën e Preshevës vendtakim për të gjithë artistët.
Falë angazhimit të disa artistëve preshevarë, qytetarëve të  Luginës po I jipet mundësia të shohin fotografi artistike të realizuara nga njerëz që I përkasin shteteve dhe kulturave të ndryshme.
Sipas organizatorëve edhe edicioni I katërt I fotografisë PreFoto 4 kaloi me sukses një gjë të tillë sipas tyre më së miri e pasqyron interesimi jashtëzakonishtë I madh I fotografëve si dhe prezenca e numrit të madh të qytetarëve e cila për cdo vit po shënon ngritje.
Antarët e Jurisë të edicionit 4 në PreFoto:
Afrim Spahiu, Berta Kambo, Arton Humolli

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post