Lajmet e ditëve të fundit të largimit të shqiptarëve të Kosovës nga Ferizaj dhe Shtimja, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim, kanë revoltuar pjesën tjetër të popullsisë.
Kështu, në internet është shfaqur një kolazh me tre fotografi, ku ilustrohen dy ekzodet e mëdha nga historia e shqiptarëve.
Në foton e parë shihen shqiptarët të cilët dhunshëm shpërngulen nga Toplica në vitin 1877, që sot është territor me shumicë serbe në Serbi.
Në foton e dytë janë skenat e deportimit të shqiptarëve, po ashtu nga regjimi serb, gjatë vitit 1999.
Ndërsa, në foton e tretë shihen shqiptarët që mbushin autobusët që nisen nga Ferizaj, në kërkim të një jete më të mirë.
Por, përderisa në dy fotot e para largimi nga trojet u bë dhunshëm nga serbët, në foton e fundit shqiptarët ikin nga mungesa e perspektivës në këtë vend të sunduar nga politikanët shqiptarët.