Sot në mbledhjen e parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me shumicë votash kryetar i ardhshëm katërvjeçar është zgjedhur Jonuz Musliu.
Në rend të ditës që është dërguar nga Ministrja Kori Udoviçki ishin paraparë tri pika, formimi i trupinit punes për konstituimin e këshillit, mandatimi i këshilltarëve dhe e treta të ndryshme. Pas përzgjedhjes së tre anëtarëve të trupit punues si antari më i vjet Galip Beqiri dhe dy të rinjtë Agon Ajeti dhe Arbër Pajazit, janë mandatar sipas rregullores edhe 15 anëtarët e KNSH-së për mandatin katër vjeçar.
Në pikën e tret që ishte të ndryshme kishte propozime nga shumica që mbledhja të vazhdoj dhe të kenë propozime për zgjedhjen e kryetarit të KKSH-së. Pas këtij propozim i koalicioni PVD-UDSH këtë nuk e pranoi dhe kërkonin që seanca e radhës apo e parë e KKSH të vazhdoj ndonjë ditë tjetër, kjo nuk u pranua nga shumica dhe antarëve të PVD dhe UDSH bojkotuan dhe lëshuan mbledhjen. Arbër Pajaziti, kryetar i grupit punues, Agon Ajeti antar dhe Rashit Musliu antar i zgjedhur pas largimit të opozitës vazhduan seancën e parë të rregullt të KKSH-së siç edhe ishte paraparë me vendim të ministres Udoviçki dhe në rend të ditës propozuan që për kryetar të Këshillit Nacional Shqiptar të zgjedhte Jonuz Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik sipas marrëveshjes së paraparë dhe nënshkruar nga pesë partitë politike shqiptare.