Komandanti i njësitit të xhandarmerisë serbe në Nish, Senad Kostiq është shkarkuar nga pozita. Kundër shtatë pjesëtarëve të këtij njësiti është ngritur padi për shkak të rrahjes brutale dhe përdorimit të shtuar të forcës kundër Andrej Vuçiqit, vëllait të kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, dhe dy pjesëtarëve të Agjencisë së sigurimit ushtatak. Vëllai i kryeministrit serb dhe ai i kryetarit të Beogradit, Sinisha Mali dhe dy anëtar të sigurimit ushtarak serb, janë rrahur keq më 28 shtator, gjatë paradës së homoseksualëve në Beograd. Ata janë përgjakur nga pjesëtarët e xhandarmerisë.