Presidentja e Kosovës ende nuk ka vendosur, ndërsa kryeministri i Shqipërisë pritet të qëndrojë në Beograd më 22 tetor, shkruan sot Koha Ditore.
Liderët politikë të Luginës së Preshevës kanë kërkuar që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëse e vizitojnë Beogradin, ta ngrenë si temë diskutimi me autoritetet e Serbisë çështjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Sipas tyre, një gjë e tillë do të duhej që t’i vihej si kusht Serbisë për një fqinjësi të mirë. Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë të enjten se këto dy vizita nuk do të duhej të shërbenin vetëm për të bërë fotografi. Kryetari i Preshevës ka kërkuar që Jahjaga dhe Rama të vizitojnë edhe Luginën.