Erleta Ukshin Hoti, sonte në emisionin "Katror" në First Channel, ka dhënë detaje të pathëna deri tani, rreth zhdukjes së Ukshin Hotit.
Ajo e ftuar që të diskutonte rreth polemikave që ditë më parë kishte me deputeten e PDK-së Ganimete Musliun, ndër të tjera ka folur edhe për zhdukjen e Ukshin Hotit, 15 vite më parë.
Erleta gjatë emisionit e pyetur nga gazetari se çfarë informacione ka për fatin e babait të saj Ukshin Hoti, ajo tha se ai u vra menjëherë pas daljes nga burgu.
Sipas saj Ukshin Hoti është i varrosur diku afër Pejës, dhe se për këtë çështje ka dëshmitar serbë të cilët mund të flasin për këtë rast.