Sekretarja e Fondit Humanitar në administratën komunale në komunën e Preshevës Albina Bajrami të martën ishte e ftuar në emisionin e Radio Televizionit Aldi "Urban".
Ajo ishte e ftuar të paraqes punën që po bën ky instucion i komunës si dhe projektet e realizuara gjithashtu ajo paraqiti dhe projektin e rradhës për fëmijët Jetim në komunën e Preshevës, transmeton Kjo eshte Presheva Jone!
Buxheti i komunsë ka ndarë 1 milion dinarë për përkrahjen e fëmijëve Jetim në Preshevë, ku buxheti i projektit kap shifrën e 1.5 milion dinarë.Zonja Bajrami në emisionin Urban i bëri thirrje publike dy politikanëve që kanë marrë besimin e popullatës të parit të Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafës dhe deputetit popullor Riza Halimit që ta dhurojnë pagën mujore që e marrin për projektin e fëmijëve Jetim.Se a do t'i përgjigjen ftesës këta dy politikanë mbetet të shihet në ditët në vazhdim./Kjo eshte Presheva Jone!