/ / Mjekja rome që ndihmoi UÇK-në: Ndihmuan edhe mjekët serbë!

Mjekja rome që ndihmoi UÇK-në: Ndihmuan edhe mjekët serbë!

Frikën nga bombat e granatat e luftës u desh t'i harrojë për të mbajtur fjalën që kishte dhënë. Betimi i Hipokratit e dërgoi doktoreshën Zylfije Bajramin në malet e Ferizajt për të ndihmuar civilët e ushtarët e UÇK-së
“Jemi tut kaniherë, po asht dashtë me shku n`mal me ju ndihmu”, thotë Bajrami, specialiste e mjekësisë familjare nga Ferizaj.
Ajo, bashkë me ekipin në të cilin kishte edhe mjekë serbë, asnjëherë nuk hezituan t`u ndihmojnë luftëtarëve të UÇK-së.
“Edhe atyne ju kemi ndihmu”, thotë ajo për Klan Kosova.
Doktoreshën e pengon fakti që njerëzit e komunitetit të saj, në kohë lufte, mbanin anë kah të mundnin , shkaku i frikës e kushteve financiare.
“Ishin të pa shkollum”, thotë mjekja.
Tani ajo jeton e punon në Ferizaj, ndërsa thekson se asnjëri pacient që njohu në luftë nuk e ka harruar ndihmën e saj dhe se vazhdojnë ta vizitojnë ende. Disa prej tyre janë tani edhe invalid të luftës. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post