Kushdo që sonte ia ka mësyrë Prishtinës nga ndonjë komunë tjetër, apo edhe ata që po lëvizin përbrenda, duhet të kenë kujdes.
Mjegull e madhe ka mbuluar kryeqytetin dhe pamja mungon pothuajse tërësisht.
Që në fillim kur mjegulla po binte poshtë, janë shënuar aksidentet e para, ngase nuk ka dukshmëri as edhe në një metër: nuk vërehen dritat e aq më pak këmbësorët.