/ Undifined / Qeveria e Kosovës dhe dështimet për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës dhe dështimet për Luginën e Preshevës

Nga Nehat Hyseni – Meqë kjo legjislaturë e Kuvendit dhe Qeveria e Kosovës numërojnë ditët e fundit, është koha për të bërë “bilancet” rreth performancës së tyre
Kuvendi i Kosovës
Sa i përket Luginës së Preshevës, kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës do të mbahet në mend për “nismën historike” të deputetit Lutfi Haziri për miratimin e Rezolutës për Luginën, më 6.06.2013, me të cilën është përcaktuar obligimi i Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së saj për hapjen e zyrave për Luginën në Preshevë dhe Gjilan, heqjen e taksës kufitare, heqjen e kuotave diskriminuese ndaj studentëve të Luginës që studiojnë në universitetet e Kosovës, mbështetja morale, materiale e vëllazërore e shqiptarëve të Luginës në të gjitha segmentet e jetës.
Mirëpo, duhet theksuar se vetëm taksa kufitare është pezulluar, si dhe janë paralajmëruar aktivitetet për heqjen e kuotave për studentët, kurse obligimet tjera të përcaktuara në këtë Rezolutë, e që paraqesin obligim kushtetues për Qeverinë e Kosovës, si psh. hapja e zyrave, etj., nuk janë realizuar.


Qeveria e Kosovës



Kjo Qeveri e Kosovës do të mbahet në mend si skajshmërisht e painteresuar për fatin e asaj pjese të Shqiptarisë, e cila gjatë mandateve të saj mbi gjashtëvjeçare, as që ka marrë mundimin që t’i ftojë përfaqësuesit e tyre për ndonjë nismë domethënëse. Është mjaftuar vetëm me dy-tri takime “ad hoc” dhe asgjë më tepër. Madje, në një rast, me rastin e heqjes së dhunshme të Lapidarit të UÇPMB-së nga Xhandarmeria e Serbisë, ata janë fyer e stigmatizuar nga kryeministri Thaçi me fjalor banal dhe jonjerëzor!

Shpresojmë që me zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë gjërat për të mirë në këtë drejtim, në mënyrë që të ndalet shpërngulja dhe boshatisja e kësaj pjese të Shqiptarisë.
Një proverb popullor thotë: “Kush nuk e lavdëron veten, iu kalltë shtëpia”.
Kjo gjithsesi vlen edhe për kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin Thaçi.


Madje ai ia di më së miri rendin kësaj pune të lavdërimit deri në qiell edhe në rastet kur ka dështuar fare në (keq)menaxhim dhe dështime të njëpasnjëshme.



Nuk e dimë se aftësia e tij e jashtëzakonshme për të na i “shitur” e servuar humbjet dhe degradimin kolosal të shtetbërjes së Kosovës gjatë qeverisjes së tij, se a janë prirje dhe aftësi personale dhe e lindur e tij, apo janë rezultat i armatës së tërë të këshillëdhënësve në kabinetin gjigant dhe megaloman të tij?!



Por ajo që dihet me siguri, s’ka se si të fshihet as ” nga aeroplani”. Dështimet e tij kanë të bëjnë si në tavolinën e bisedimeve të Brukselit, ku ekipi kosovar shërbeu me servilizëm amatoreskt dhe neveritës, i cili kishte përkulur kurrizin dhe shërbeu për degradimin e pafalshëm të çështjes shqiptare, duke i rrënuar të arriturat në negociatat e Vjenës, në të cilat PDK kishte abstenuar, kinse për shkak të koncesioneve të mëdha ndaj serbëve!



Kurse në Bruksel, Thaçi jo vetëm që i zgjeroi radikalisht koncesionet ndaj serbëve, por edhe i përgatiti themelet për ndarjen e Kosovës, me miratimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke paraparë autonomi të plotë financiare dhe të sigurisë për serbët.

Ndërkaq, sado e pabesueshme t’i dukej ndokujt, ndodhi akti makabër që u përjetua si tradhti e rëndë dhe e pafalshme kombëtare akti i mospërfshirjes së çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Dialogun e Brukselit!


Servilizmi i ekipit kosovar në Bruksel i shërbeu Serbisë për marrje të ftesës për anëtarësim në BE, kurse Kosova mbeti akoma oaza më e izoluar e Evropës, e cila edhe sot e kësaj dite nuk siguroi as liberalizimin e vizave.



Pra, aq lehtë u shit kauza kombëtare dhe perspektiva e shtetbërjes së Kosovës, sa nuk mund të merret me mend!



Sikur ta kishte bërë ndokush tjetër do të ishte bërë nami dhe trazirat në Kosovë do t’ia kalonin edhe atyre të vitit 2004!



Miratimi i Vendimit për formimin e Gjykatës Speciale dhe paralajmërimi i miratimit të vazhdimit të vendeve të rezervuara për minoritetet, paraqet kulmin e dështimit të qeverisjes së tij.

Nuk e dimë se ku e mbështet pohimin e tij z. Thaçi kur lavdërohet se na qenka “më i miri”?
Vallë, a ka mundur të jetë më keq se gjatë qeverisjes së tij, kur ndodhi degradimi i shtetësisë së Kosovës dhe hapja e rrugës së Serbisë drejtë BE-së, duke mos e përmendur fare Luginën e Preshevës, e cila gjatë kohë u plaçkit në kufi me taksat absurde kufitare, që menaxhohen nga familjarët e qeveritarëve aktualë.
Vërtetë, kush sheh suksese të Kosovës gjatë kësaj (keq)qeverisjeje?
Një proverb popullor thotë: “Kush nuk e lavdëron veten, iu kalltë shtëpia”!
Kjo gjithsesi vlen edhe për kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin Thaçi.
Madje, ai ia di më së miri rendin kësaj pune të lavdërimit deri në qiell edhe në rastet kur ka dështuar fare në keqmenaxhim dhe dështime të njëpasnjëshme.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post