Kur ekziston vullneti dhe përkushtimi çdo ëndërr është e realizueshme, dhe kjo pavarësisht se nga cili vend vjen. E tillë është historia e Veton Breznicës, 25 vjeçarit nga Prishtina, i cili është aviatori i parë i Republikës së Kosovës i aviacionit civil.
Vetoni është një nga ata personat e pakët që ëndrrat e fëmijërisë i kanë bërë realitetit duke mos pasur edhe një rol model në vendin e tij. I nxitur nga ëndrra e një 5 vjeçari, Vetoni sot ka diplomuar në Akademinë e “ Cranwell”-it si oficeri i parë kosovar i trajnuar nga “Royal Air Force Air Cadets./zeri/