/ Undifined / Xhandarmëria largohen nga Çarri i Malësisë së Bujanocit

Xhandarmëria largohen nga Çarri i Malësisë së Bujanocit

Për banorët e fshatit Çarr të komunës së Bujanocit ditë më parë ka ndodhur një e papritur, forcat e xhandarmërisë të cilat ishin të vendosura afër fshatit për vite të tëra, janë tërhjekur nga aty dhe banorët e Çarrit tashmë marrin frymë më lirshëm, edhe pse periudha e gjatë i kishte adaptuara ata, por prapë ekzistonte frika e cila gjatë tërë kohës ishte prezente, sidomos te fëmijët dhe gratë.
Banorët e këtij vendbanimi të Malësisë së Bujanocit, i kanë pohuar portalit BujanociNet se ushtarët e kanë boshatisur bazën duke i marrë me veti edhe paisjet që i kishn të vendosura. Në vendin ku kanë qenë të stacionuar xhandarmëria, tashmë kanë mbetur vetëm objektet e improvizuara, të cilat do të mbesin vetëm një kujtim jo i mirë për banorët. Përgjatë vijës kufitare me Kosovën, afër vendbanimeve shqiptare akoma gjenden një sërë bazash ushtarake, të cilat patrullojnë, shpesh herë edhe nëpër mes të fshatrave me mjetet e tyre ushtarake, të cilat shkaktojnë panikë te popullata shqiptare edhe ashtu pak në numër, të cilët po mundohen që mos të shpërngulen nga vatrat e tyre stërgjyshore. Arsyet e largimit të xhandarmërisë, sipas banorëve nuk dihen, por ata shpresojnë që mos të kenë një planë tjetër, ndonjë bazë në ndonjë vend tjetër afër vendbanimit të tyre.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post