Partia për aksione demokratike (SDA) nga Sanxhaku dhe Partia për veprim demokratik (PVD) kanë formuar me 5 deputet klubin e përbashkët deputetësh në Kuvendin e Serbisë.
Si president i klubit është zgjedhur lideri i SDA Sulejman Ugljanin ndërsa zëvendës kryetar lideri i PVD-së, Riza Halimi.
SDA nga Sanxhaku ka tre deputet ndërsa Partia për Veprim Demokratik ka 2 deputet.
Klubi deputetësh mundëson pjesmarrje në konsultime për caktim të rend të ditës në seancën e parlamentit, minuta më shumë për diskutim por edhe të drejtën për hapsirat e saj dhe administratën në ndërtesën e parlamentit.