/ Undifined / Shqiptari nga Lugina ndalohet me 30 mijë franga në aeroportin e Shkupit

Shqiptari nga Lugina ndalohet me 30 mijë franga në aeroportin e Shkupit

Një shqiptar nga Lugina e Preshevës është ndaluar në Aeroportin e Shkupit, pasi që i janë gjetur 30 mijë franga të palajmëruara pranë autoriteteve doganore. 
Policia kufitare e aeroportit theksoi se shtetasi i Serbisë po fluturonte nga Cyrihu për në Shkup dhe se pasi që ka zbritur para autoriteteve doganore theksoi se nuk posedon asgjë për të lajmëruar, por pas kontrollit të tij të detajuar i janë gjetur 30 mijë frangat të fshehura në trup,raporton Ina.
Sipas ligjit për posedimin e valutave të huaja nëpër pikat kufitare, lejohet që një shtetas të posedojë 12 mijë franga apo 10 mijë euro, ndërsa shumat më të larta duhet patjetër të lajmërohen para autoriteteve doganore.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post