/ Undifined / 100 Shtëpi për Luginën në Raincë iu është vënë kulmi shtëpisë së parë

100 Shtëpi për Luginën në Raincë iu është vënë kulmi shtëpisë së parë

Aksioni  i ndërmarrë nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër, për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë po jep rezultatet e para
Në fshatin Raincë të komunës së Preshevës tashmë i është vënë kulmi shtëpisë së parë, ndërsa në kuadër të këtij aksioni edhe dy shtëpi të tjera kanë filluar të ndërtohen, ajo në Norçë të Preshevës dhe në Tërnoc të Bujanocit, raporton Titulli.Shtëpia e mbuluar në Raincë është e familjes gjashtë anëtarëshe të Florim Salihut.
FHKL deri në këtë moment ka mbledhur mjete për ndërtimin e 30 shtëpive, 15 në  komunë të Preshevës, 13 në atë të Bujanocit si dhe 2 në komunë të Medvegjës, mjete të cilat janë dhënë nga humanistë shqiptar nga Diaspora, Lugina e Kosova.
Udhëheqësia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me qëllim vazhdimin e ndihmesës së qytetarëve shqiptar të këtyre trevave, gjatë javës së kaluar ka qëndruar edhe në Mynih (München) të Gjermanisë, ku është takuar me bashkatdhetarët dhe ka shpalosur aksionin e ndërmarrë për ndërtimin 100 shtëpive në Luginë.
Në këtë takim është marrë edhe iniciativa për formimin e Këshillit nga Fondi i cili do të angazhohej për të ndihmuar në aksionin bamirës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post