Ministri Krasniqi kishte për qëllim të merrte pjesë në një ekspozitë të atjeshme, por Beogradi konsideroi se prapa kësaj kërkese “fshiheshin motive tjera”.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Shkëlzen Dragaj, Zëdhënës i Ministrisë së Kulturës, nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje.
Burime të Express thanë se në përgjigjen e Serbisë dhënë Samul Zhbogarit (Përfaqësuesi i BE’së kishte komunikuar me autoritet serbe për vizitën e Krasniqit) thuhet se kjo vizitë është manifestim propagandistik.
“Madje ata kanë përmendur edhe atë se ekspozita vë në pah gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve dhe do të propagandonte Shqipërinë e Madhe, gjë që është plotësisht e pavarëtë”, ka thënë burimi i Express.