Pesë anëtarë të një familje kanë vdekur sot në mëngjes në një aksident të rëndë trafiku, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, në veri të vendit.
Ashtu siq raportojnë mediat serbe, jetën kanë humbur, Gojko Vuçiniç 46 vjeç, gruaja e tij Dragica 40 vjeçe, nusja Snezhana dhe dy fëmijë të vegjël të saj.
Bëhet e ditur se famija Vuçiniç jetonte në fshatin Vuça të Leposaviqit.
Aksidetni raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 10:00, kur vetura e markës "Volksëagen Polo", humbi drejtimin, dhe fluturoi nga rruga duke rënë në lumin Ibër.
Mjekët menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të japin ndihmën e tyre, pasi të pesë viktimat, tre të rriturit dhe dy fëmijët, kishin qenë pa shenja jete.
Sipas drejtorit të Qendrës së Shëndetit në Mitrovicë, Millan Ivanoviq, viktimat kanë vdekur si pasojë e mbytjes në ujë. Ndërsa, hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.