Policia në shtetin e Pensilvanisë thotë se një nxënës i armatosur me thikë ka plagosur rreth 20 shokë të klasës në një shkollë të mesme pranë Pittsburg-ut.
Një zëdhënës i shërbimit të urgjencës tha se katër nxënës janë plagosur rëndë.
Disa nga viktimat duket të jenë në rrezik për jetën.
Autoritetet thonë se jo të gjithë të plagosurit kishin marrë plagë nga thika.
Disa prej tyre u plagosën gjatë panikut të krijuar pas incidentit në Shkollën e Mesme Rajonale Franklin në periferi të Pittsburgut.
Të gjithë të plagosurit ishin të moshës 14 deri 17 vjeçare. Policia tha se ka ndaluar një person të dyshuar.