Mediat greke publikuan një sërë fotosh tronditëse ku shfaqet i burgosuri shqiptar, Kudret Kume, njohur në Greqi si Ilia Kareli në shoqërinë e gardianëve dhe të drejtorit të burgut të Nigritas pak para vdekjes së tij.
Fotot u publikuan në faqen e internetit të gazetës “To Vima” me titullin “Abuzimi në burgun e Nigritas”. Imazhet janë shkëputur nga videot e xhiruara nga kamerat mbikqyrëse të institucionit.
Në to 42-vjeçarit shqiptar i dallohen qartazi shenjat e dhunës në syrin e majtë që e ka komplet të nxirë, ndërkohë që gjysmë i zhveshur shoqërohet për në dhomën e izolimit.
Në to 42-vjeçarit shqiptar i dallohen qartazi shenjat e dhunës në syrin e majtë që e ka komplet të nxirë, ndërkohë që gjysmë i zhveshur shoqërohet për në dhomën e izolimit.
Besohet se imazhet e publikuara janë pas dhunës së ushtruar ndaj Karelit, në korridoret e burgut të Nigritas e deri tek qelia, ku ndërroi jetë.
Të martën 8 nga 15 gardianët e akuzuar për dhunën ndaj Karelit dëshmuan para hetuesve grekë, ndërkohë që gjashtë prej tyre iu komunikua masa e sigurisë arrest me burg. Të premten do të merren në pyetje 7 gardianët e tjerë dhe drejtori i burgut, i akuzuar për fshehje të krimit.
Po të martën, autoritetet greke thanë se kishin njoftuar Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën në Selanik që të tërhiqnin zemrën e shkulur nga kraharori i të ndjerit. Sipas mjekëve grekë zemra ishte hequr për të gjetur vërtetuar nëse ndaj tij ishte ushtruar goditje me elektroshok gjatë dhunës së pësuar në burg.(TCH)