/ Undifined / Nis rrënimi i shtëpisë në Rudnicë, afër së cilës u gjetën trupat e shqiptarëve

Nis rrënimi i shtëpisë në Rudnicë, afër së cilës u gjetën trupat e shqiptarëve

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se po rrënohet shtëpia në Rudnicë të Rashkës, ku më herët afër saj janë gjetur mbetjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Në këtë varrezë masive, në të cilën nisen gropimet në dhjetor të vitit të kaluar janë zbuluar eshtra dhe mbetje tjera që më pas u konfirmuan se janë të shqiptarëve. Ende nuk dihet numri i saktë i mbetjeve mortore, por dyshohet se janë më qindra.
Sipas tij, nën shtëpinë që po rrënohet dyshohet se ekziston tjetër varrezë masive. Me analizat e ADN-së është konfirmuar se mbetjet mortore, të gjetura në dhjetor, janë të shqiptarëve.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post