Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) Arbër Ibrahimi është liruar sot pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Vranjë.
Arbër Ibrahimi i cili vjen nga fshati Nesalcë i Bujanocit është liruar pasi është mbajt dhe marrë në pyetje për disa orë lidhur me akuzën që ishte ngritur ndaj tij në vitin 2006, pasi gjatë festës së 28 nëntorit ai me shokë kishte vendosur flamurin me shqiponjën dykrenore në ballkonin e ndërtesës së komunës së Bujanocit, raporton Titulli.
Arbëri, ish pjesëtar i UÇPMB-së, i cili një kohë jetoi jashtë vendit dhe tani në Kosovë, kishte ardh për vizitë në vendlindje kur edhe është arrestuar.
Lidhur e arrestimin e tij gjatë ditës së sotme ka reaguar Lëvizja e Progresit Demokratik, duke e vlerësuar këtë akt si një akt provokativ dhe vazhdim i diskriminimit të shqiptarëve e posaçërisht të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së.
Vlen theksuar se edhe ndaj elitës politike të Luginës të cilët gjatë festës së 28 nëntorit kanë përdorur këtë simbol kombëtar në objekte të institucioneve të Serbisë, i janë ngritur procedura gjyqësore, mirëpo, asnjëri politikan shqiptar nuk është arrestuar ashtu siç u arrestua sot dhe më pas u lirua Arbër Ibrahimi./Titulli.com/